Showtime

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, mirëpret në zyrën e tij reperin Gold AG dhe hoxhën Halil Kastrati

10/24/2018 14:34
nga:Natyra

Arian Agushi është njëri nga reperet e estradës kosovare në veçanti që ka shoqëri me figurat politike, shkruan GazetaBlic.

Së fundmi, ai është mirëpritur në zyrën e Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, së bashku me hoxhën e njohur Halil Kastrati.

Ky i fundit, është shumë i njohur për aktivitetet e tij të shumta bamirëse, së cilave u janë bashkangjitur edhe shumë figura të estradës sonë, ndër to janë reperët  Capital T dhe Gold AG.

Ata ishin të pranishëm me rastin e organizimit të ceremonisë për ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore ‘Niketë Dardani‘ dhe çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2017.

Gold AG, ishte ai i cili bëri një postim në llogarinë e tij ‘Instagram’ ku tregoj se ka pasur një takim miqësor sot me ministrin në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në foto Goldi ka shkruar: ‘Takim miqësor me ministrin e kulturës, rinisë dhe sportit, z.Kujtim Gashi

Ndryshe, projekti i fundit i Gold AG është ‘Falja e gjakut’, që u prit mjaft mirë nga fansat e reperit./GazetaBlic/

08/02/2019 17:00

Gashi: “Sofra” shtrohet për mërgimtarë në shenjë mirënjohje