Lajme

Ministri i Jashtëm francez pajtohet se Trump është i papërgjegjshëm

11/22/2020 17:11
nga:Sh Xh

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian ka thënë se ndan mendimin e njëjtë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, se qëndrimi i presidentit aktual, Donald Trump mbi rezultatin e zgjedhjeve është i papërgjegjshëm, raporton Reuters.

Të enjten, Biden i quajti përpjekjet e Trumpit për t’i kthyer rezultatet e zgjedhjeve “plotësisht të papërgjegjshme” dhe Le Drian i tha televizionit LCI se ndan plotësisht mendimin e njëjtë me Bidenin.

“Unë mendoj se komentet e Joe Biden tregojnë realitetin, dhe unë e thashë atë shumë qartë”, tha ai.

Franca ishte ndër vendet e para që e uroi kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.