Lajme

Ministri i Financave thotë se edhe gazetarët janë përfshirë në pakon e ndihmës së qeverisë për shkak të virusit corona

04/01/2020 15:01
nga:A. R.

Ministri i Financave Besnik Bislimi ka thënë se edhe gazetarët dhe mediat janë të përfshira në pakon përmes së cilës qeveria do të ndihmojë të prekurit nga kriza ekonomike e shkaktuar nga coronavirusi.

Shoqatat e gazetarëve kanë reaguar duke i kërkuar qeverisë që në pakon e ndihmave shkakui krizës së coronavirusit të përfshihen edhe gazetarët, pasi edhe kompanitë mediale po përballen me probleme financiare, raporton Reporteri.net.

Ato thonë se qeveria nuk i ka përfshirë gazetarët në pakon prej 170 milionë euro.

Por, ministri i Financave Besnik Bislimi, në një intervistë për Euronews Albania, ka thënë se edhe gazetarët janë të përfshirë aty, dhe ka akuzuar partitë politike që po dezinformojnë për këtë.

Sipas tij, gazetarët janë nëpunës dhe mediat janë biznese, dhe si të gjithë nëpunësit dhe të gjitha bizneset që janë prekur nga kriza do të ndihmohen nga ky fond i qeverisë.