Ministri i Financave Hekuran Murati, ka dhënë sqarime lidhur me vendimin për ndërprerjen e pensioneve për veteranët e Shqipërisë.
Murati ka thënë se veteranëve që iu është ndërprerë pensioni, kanë pasur të ardhura tjera financiare, çka sipas tij është e ndaluar me ligj.
“Pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera, kriter ky që aplikohet edhe ndaj veteranëve të UÇK-së në Kosovë”, tha Murati.
Njoftimi i plotë:
“Vetëm po zbatojmë ligjin!
Veteranët e UÇK-së që i plotësojnë kushtet sipas ligjit, përfshirë edhe ata në Shqipëri, vazhdojnë të marrin pensionin e veteranit.
Pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera, kriter ky që aplikohet edhe ndaj veteranëve të UÇK-së në Kosovë.
Pra momentin që një veteran ka të ardhura tjera, nuk mund të përfitojë nga pensioni i veteranit. Këtë e përcakton ligji, pavarësisht vendndodhjes.
Andaj nuk qëndron ajo që po tentohet të paraqitet në disa media.”