Lajme

Ministri i Arsimit flet për grevën e SBAShK-ut

12/12/2019 11:40
nga:B. D

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) përmes një komunikate për medie ka paralajmëruar që gjatë ditës së nesërme do të ketë grevë 2 orëshe në gjithë sistemin arsimor në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Kjo grevë po mbahet në shenjë proteste ndaj vonesave të implementimit të Ligjit për Paga, që së fundmi Institucioni i Avokatit të Popullit këtë ligj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe nga kjo rrezikohet të mos ketë implementim të ligjit.

Por, edhe pse ende Kushtetuesja nuk ka marr një vendim për Ligjin për Paga, SBAShK-u ka vendosur që nesër të ketë grevë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, i kontaktuar nga GazetaBlic është pyetur në lidhje me grevën e paralajmëruar nga SBAShK-u për ditën e nesërmes.

Ai nuk ka dashur ta komentoj këtë vendim të SBAShK-ut duke thënë se së shpejti MAShT-i do të deklarohet në lidhje me këtë çështje përmes një komunikate për medie.

“Shumë shpejtë ne do të dalim me një komunikatë zyrtare”, tha shkurt Bytyqi.

Bytyqi postin e ministrit të MAShT e kishte marrë në kohën kur kishte qenë pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate, por së fundmi herë Bytyqi, para se të mbaheshin zgjedhjet i ishte bashkuar Partisë Socialdemokrate (PSD) gjë që kjo parti në koalicion me AAK-në ka siguruar vetëm një ulëse për PSD-në dhe kjo falë kuotës gjinore.

Bytyqi për GazetaBlic pohoi se është ende pjesë e PSD-së dhe nuk deshi të komentoj kalimin e pragut prej 5% për ish-partinë e tij, Nismën.

“Patjetër, unë jam pjesë e Partisë Socialdemokrate dhe shikoj vetëm lidhur me këtë parti dhe nuk kam komente të tjera”, tha Bytyqi.

04/20/2020 17:17

Greva e të paraburgosurve në Prishtinë, ministrja Albulena Haxhiu thotë se nuk ka kompetenca t’i pezullojë dënimet e as të ndërhyjë!