Lajme

Ministri i arsimit e jep një lajm fort të mirë për studentët

12/24/2018 18:10
nga:Gazeta Blic

Tash e tutje që të gjithë studentët e Republikës së Kosovës të cilët vijojnë studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më të mira në botë e kanë mundësinë të marrin bursa në vlerë 7500 euro, shkruan GazetaBlic.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Shyqiri Bytyqi me anë të një shkrimi që e ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.

Ai ka treguar se qysh kur e ka pranuar përgjegjësinë e tij për ta drejtuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka ndërmarrë veprime të ndryshme pozitive dhe disa politika që thotë se po prodhojnë rezultate pozitive, e në mesin e tyre, sipas tij, janë edhe politikat në arsimin e lartë, me fokus të veçantë zotimet që i ka bërë për mbështetjen e studentëve të dalluar përmes bursave të dinjitetshme.

“MAShT ka ndarë bursa për të gjithë studentët e Republikës së Kosovës të cilët vijojnë studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më të mira në botë.

Madje, për dallim nga vitet paraprake, ku kjo kategori e studentëve ka përfituar bursë në vlerë 2500 euro dhe numri i përfituesve ka qenë shumë i vogël, këtë vit jemi në një situatë krejt tjetër, ku të gjithë studentëve të cilët janë duke vazhduar studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më kredibile në botë dhe janë studentë të rregullt në këto universitete, ju kemi ndarë bursa në vlerë 7500 euro.”- thuhet ndër të tjera në shkrimin e Bytyqit.

Theksojmë që Bytyqi këtë gjë e ka treguar edhe në një intervistë dhënë për “GazetaBlic”, të cilën mund ta ndiqni në videon më poshtë. / © GazetaBlic /

� DREJTPËRDREJT – Intervistë me ministrin e arsimit, Shyqiri Bytyqi!

🔴 DREJTPËRDREJT – Intervistë me ministrin e arsimit, Shyqiri Bytyqi!

Publiée par GazetaBlic sur Jeudi 20 décembre 2018

Ky është shkrimi i tij i plotë që e ka publikuar në “Facebook”:

Nga 2500 në 7500 euro bursë për të gjithë studentët e doktoratës në top universitetet ndërkombëtare.

Të dashur qytetarë,

Po ndaj me ju edhe një lajm shumë të mirë për studentët që vazhdojnë studimet në universitetet ndërkombëtare.
Që nga pranimi i përgjegjësisë për të drejtuar dikasterin më të rëndësishëm të Qeverisë në Republikën e Kosovës, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, asnjë moment nuk jam ndalur së angazhuari në funksion të përmirësimit të gjendjes dhe cilësisë në arsim.

Për të bërë ndryshime pozitive e kam parë që duhet të ndërmarr disa politika që prodhojnë rezultate pozitive, e në mesin e tyre janë edhe politikat në arsimin e lartë, me fokus të veçantë zotimet e mija për mbështetjen e studentëve të dalluar përmes bursave të dinjitetshme.

Në funksion të kësaj, MAShT ka ndarë bursa për të gjithë studentët e Republikës së Kosovës të cilët vijojnë studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më të mira në botë.

Madje, për dallim nga vitet paraprake, ku kjo kategori e studentëve ka përfituar bursë në vlerë 2500 euro dhe numri i përfituesve ka qenë shumë i vogël, këtë vit jemi në një situatë krejt tjetër, ku të gjithë studentëve të cilët janë duke vazhduar studimet e doktoratës në mesin e 500 universiteteve më kredibile në botë dhe janë studentë të rregullt në këto universitete, ju kemi ndarë bursa në vlerë 7500 euro.

Angazhimi ynë për të mbështetur studentët asnjëherë nuk do të ndalet, madje viti 2019 do të jetë vit i realizimit të zotimeve tona.

11/04/2019 15:50

Studentët e Fakultetit të Edukimit paralajmërojnë protesta para MASHT dhe Rektoratit të UP