Lajme

Ministri gjerman i Shëndetësisë nesër vjen në Kosovë për të rekrutuar infermierë

07/14/2019 13:44
nga:Y I

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn pritet që të vijë nesër në Kosovë, sipas mediumit gjerman ‘Inforadio.de’.

Qëllimi i vizitës besohet të jetë rekrutimi i infermierëve për Gjermani.

Image result for Jens Spahn

Bashkë me të do të jetë edhe drejtoresha e infermierisë, Judith Heepe.

Ajo ka pasur përvoj edhe në të kaluarën për rekrutimin e infermierëve.

Kjo do të jetë vizita e parë e ministrit gjerman në Kosovë.