Lajme

Ministri falendëron qytetarët që e votuan për asamblist

11/09/2017 15:35
nga:A K

Uran Ismaili përvec detyrës së ministrit të Shëndetësisë në Kosovës, ai tash zyrtarisht ka marrë edhe një detyrë të re, atë të asamblistit në Komunën e Prishtinës nga radhët e PDK-së.

Ismaili në një postim në Facebook ka shkruar se do të punojë në realizimin e projekteve të cilat i ka premtuar edhe gjatë fushatës si krijimi i Zyrës së Inovacionit apo buxhetimi.

Ky është postimi i plotë i tij 

E dashur shoqëri, të dashur prishtinas,Përkrahja e juaj e madhe, për çka u jam tej mase falënderues, ka bërë që unë të zgjidhem përfaqësuesi i juaj në komunën e Prishtinës.Besimin që më keni dhënë në zgjedhjet e 22 tetorit, tani më mbetet mua t’ua shpërblejë me punë të mira dhe përmes mbrojtjes të interesave të kryeqytetit.

Unë do të punoj që të realizojmë projektet tona të cilat i kemi premtuar edhe gjatë fushatës, si: Krijimi i Zyrës së Inovacionit apo Buxhetimi me pjesëmarrje që ju mundëson juve vetë të vendosni për projektet në lagjen tuaj!

11/20/2017 18:04

Ismaili: Do të fitojmë në Prizren!