• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ministrat me aktakuzë, ky është qëndrimi i Fatmir Limajt

11/02/2018 21:27
nga:Q F

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka folur për herë të parë rreth kritikës më të madhe që ka pasur Qeveria Haradinaj.

Ministrat me aktakuzë.

Ndonëse shumë shkurt, Limaj ka thënë se përgjegjës për këtë është ekskluzivisht shefi i Qeverisë Ramush Haradinaj, dhe se ai nuk ka çka ti shtojë qëndrimit të Haradinajt

Ai megjithatë ka thënë se Qeveria duhet të orientohet në temat madhore, dhe në premtimet që i ka dhënë.

“Për besë besoj që për këtë gjë, përgjigjen e ka dhënë kryeministri Ramush Haradinaj, çështja është ekskluzivisht e shefit të Qeverisë, unë skam çka të shtojë për këtë, por ajo që dua të them është se Qeveria e Kosovës duhet ti ketë dy orientime tu përgjigjet temave të mdhaja, të jetë e kujdesshme me hapat që bën, planet që i ka pas ti përfundoj, dhe tjetra është që ta ruaj bashkëpunimin brenda koalicionit dhe me opozitën, përderisa shkon kështu është mirë, kur jo atëherë duhet të jap hapësire për të shkuar në zgjedhje të reja”

/GazetetaBlic/