Ka thuajse dy orë që është mbyllur mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, teksa vazhdojnë të dalin detaje të reja.
Tre janë marrëveshjet më të rëndësishme që janë firmosur mes palëve; lejet e qëndrimit që tashmë do të jenë 5 vjeçare duke hequr burokracitë, njohja e siguracioneve, por edhe abetarja e përbashkët mes dy vendeve duke filluar nga viti i ardhshëm që shënon 110 vjetorin e pavarësisë.
Sipas “ABC News“, ministrat e qeverisë së Kosovës erdhën në Elbasan mëngjesin e sotëm me një furgon.