Lajme

BE minimizon kërcënimin e Kosovës për largim nga CEFTA

11/13/2017 22:47
nga:A K

Bashkimi Evropian është kundër paralajmërimeve të palës kosovare për mundësinë e largimit nga CEFTA, për shkak të pranisë së UNMIK-ut.

Zyra e BE-së ia ka përkujtuar Kosovës se rruga për në familjen evropiane kalon duke mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, ndërsa çdo shqetësim rreth rregullave të kësaj marrëveshjeje duhet të zgjidhen përmes Sekretariatit të CEFTA-s, raporton KTV.

Mirëpo, Zyra e BE-së nuk i është përgjigjur pyetjes se kur Kosova do të përfaqësohet vetë, siç e parasheh marrëveshja e Brukselit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka paralajmëruar mundësinë e largimit të Kosovës nga kjo marrëveshje dhe se një gjë të tillë do ta thotë edhe në takimin e radhës, që do të mbahet nga data 21 deri më 23 në Beograd, nga ku Kosova do ta marrë kryesimin e CEFTA-s.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, e vlerëson të ngutshëm paralajmërimin e ministrit Hasani.

Madje, sipas tij, një përpjekje e njëjtë ishte bërë edhe në vitin 2013, por se nuk ishte arritur qëllimi.

Kosova është anëtare e CEFTA-s nga viti 2006, ku në emër të saj kishte nënshkruar administrata e atëhershme e UNMIK-ut.

Nga ai vit e deri në vitin 2013, Kosova është prezantuar nën akronimin UNMIK/Kosovo, ndërsa pastaj duke u bazuar në marrëveshjen e Brukselit, Kosova po prezantohet me fusnotë, por që në këto takime merr pjesë edhe një zyrtar i UNMIK-ut.

Ka pasur përpjekje të shumta për moslejimin e pranisë së UNMIK-ut në këto takime, por pa sukses.

Në disa raste, pala kosovare e kishte lëshuar takimin, ndërsa Serbia ishte larguar në ato raste kur Kosova ishte prezantuar e vetme.

Në marrëveshjen e CEFTA-s, vendet nënshkruese, përjashtimisht Kosovës, kanë të vendosura kuotat e çmimeve për një pjesë të produkteve, ndërsa vendi ynë jo.

Mirëpo, marrëveshja e Brukselit nuk po njihet nga të gjithë mekanizmat evropianë

11/21/2017 10:35

Kryeministri i Gjeorgjisë: Nuk e njohim Kosovën