Sporti

Minimalisht por mjaftoi, Chelsea fiton dhe rikthehet në pjesën e epërme të tabelës

10/19/2019 17:51
nga:M K

Chelsea ka mposhtur Newcastlen me rezultat minimal në një ndeshje ku të kaltërit e thanë fjalën kryesore përgjatë 90’të minutave.

Megjithatë, mbrojtja e mirë e mysafirëve detyroi djelmoshat e Lampardit të “agjërojnë” deri në minutën e 73’të, kur Marco Alonso me një të majtë fantastike dërgoi topin në rrjetë, pak duke iu falenderuar edhe reagimit të dobët të portierit Dubravka, për të cilin goditja e spanjollit rezultoi mjaft e fortë, shkruan GazetaBlic.

Me këtë trepikësh, Chelsea pozicionohet në vendin e tretë, të paktën përkohësisht, megjithatë Lampard duhet të jetë i kënaqur me rikthimin në formë dhe në krye të tabelës së klasifikimit.

“Laraskët” ndërkaq gjenden në pjesën e poshtme të tabelës, me vetëm tetë pikë të arkëtuara në nëntë ndeshje.

Javën e ardhshme, Newcastle e pret Wolverhamptonin, kurse londinezët i shkojnë Burnleyt.

/GazetaBlic/

11/12/2019 19:38

A do ta përzgjedh Southgate, lojtarin e Chelsea’s për ndeshjet e Anglisë ?