Lajme

Mimoza Kusari-Lila: Qeveria Hoti në kohë pandemie zvogëlon buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë

12/28/2020 23:55
nga:Gazeta Blic

Deputetja Mimoza Kusari-Lila tregon pse nuk votoi në lexim të parë projekt-buxhetin për vitin 2021.

Ajo thotë se projekt-buxheti i prezantuar para deputetëve zvogëlon buxhetin për ministritë kritike në këtë periudhë si Ministrinë e Shëndetësisë. Ajo tha se MSH’së iu ul buxheti për 25 milionë euro.

“Ka qenë një prej mashtrimeve të radhës e kësaj qeverie e cila doli se ka qenë krejt mashtrim. Qeveri e cila doli jolegjitime sipas Gjykatës Kushtetuese. Qeveri e cila gati se nuk ka ekzistuar se prej 61 votave, njëra është shpallur e pavlefshme që i bie se s’ka pasur kurrë legjitimitet”, thotë Kusari-Lila.

“Kjo qeveri ka pasur vazhdimisht premtime të mëdha të planeve që këta kanë thënë se i kanë”, thotë Kusari-Lila.

“Dështuan me ligjin për Rimëkëmbje ekonomike. Sikur mos të hynte PDK’ja me i nxjerr prej asaj fundërrine, sepse ajo u bë çështje pazari në mes të partive”, thekson ajo.

Doruntinë Maloku: LDK po përballet me një luftë të pashembullt speciale për ta sunduar dhe për ta shkatërruar

 

09/23/2020 08:27

Kongresi amerikan miraton ligjin e buxhetit, shmang mbylljen e qeverisë