Sporti

Milwaukee fiton në udhëtim ndaj kampionit aktual, Oklahoma triumfon në duelin më të zjarrtë

02/26/2020 09:36
nga:M K

Milwaukee ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te kampioni aktual, Toronto.

Bucks e mbyllën ndeshjen 97-108 në të mirë të tyre, derisa basketbollisti më i dalluar ishte Middleton me 22 pikë, 8 kërcime e 3 asistime, shkruan GazetaBlic.

Në anën tjetër, Oklahoma mposhti Chicagon në duelin më të zjarrtë. City Thunder fitoi 124-122 për ta regjistruar fitoren e 36’të në 58 ndeshje.

Te vendasit u veçua Zech LaVine me 41 pikë, 5 kërcime e 4 asistime, por që kjo paraqitje nuk mjaftoi për fitore, derisa për udhëtuesit u shqua italiani Gallinari me 24 pikë e 4 kërcime.

Më poshtë të gjitha rezultatet e mbrëmjes së kaluar (të mëngjesit, sipas kohës tonë lokale) dhe renditja tabelare në të dyja konferencat.

/GazetaBlic/

05/23/2020 22:20

NBA rinisë në korrik, ndeshjet luhen në “Disney World”!