Sporti

Milot Rashica vjen me foto interesante në 20 vjetorin e ditës së çlirimit

06/12/2019 18:45
nga:M K

Djelmoshat e Kosovës tashmë kanë filluar t’i shijojnë pushimet e stërmerituara.

Pas dy ndeshjeve të muajit Qershor, shumica e futbollistëve janë rikthyer në Kosovë, kurse të tjerët që luajnë në Skandinavi janë rikthyer në skuadrat respektive, shkruan GazetaBlic.

Njëri prej tyre i cili po vazhdon pushimet në Kosovë për shkak të një ndeshjeje bamirësie është edhe Milot Rashica.

Ylli i Kosovës dhe Werder Bremenit, sot ka postuar një foto emocionale në “Instagram”, foto kjo që ka të bëjë me manifestimin e 20 vjetorit të çlirimit dhe zbarkimin e Presidentit Clinton në Kosovë.

Kujtojmë që ish-anëtari i Vushtrrisë dhe Viteses padyshim se ka qenë ajka e ekipit tonë përfaqësueses në dy ndeshjet e fundit, teksa ka realizuar dy gola dhe një asist, për të marrë kështu vëmendjen e plotë të mediave gjermane dhe jo vetëm.

/GazetaBlic/

09/12/2019 15:39

Rikthehet Milot Rashica