Sporti

Milot Rashica vendosi një rekord mbrëmë – kjo është arritja e madhe personale e futbollistit të Kosovës

02/11/2019 18:12
nga:Lorik J

Një nga lojtarët kosovarë më në formë në vitin 2019 është Milot Rashica.

Anësori kosovar, Milot Rashica i cili aktivizohet në skuadrën e Werder Bremenit, po shkëlqen në këtë fillim të sezonit pranveror të Bundesligës, shkruan GazetaBlic.

Rashica në ndeshjen e Bundesligës ndaj Ausburg që u zhvillua këtë fundjavë ka shënuar dy gola. Ai ka shënuar dy gola në Bundesligë për herë të parë në karrierën e tij, me ç’rast ka vendosur rekord personal në ekipin e ri.

Ai shënoi dy herë në 28 minutat e parë të sfidës – por u largua nga loja 10 minuta më pas për shkak të një dëmtimi.

Lojtari ka konfirmuar se nuk ka lëndim të madh dhe se do të rikthehet së shpejti në fushën e blertë.

/GazetaBlic/