Lajme

Millanoviq, ushtarëve kroatë: Ruajeni paqen në Kosovë

11/21/2024 12:19
nga:N K

Dërgimin e trupave kroate në Kosovë, presidenti i Kroacicë, Zoran Milanoviq, e ka quajtur detyrim ndaj paqes.

Ai e ka përcjellë kontingjentin e 42-të kroat që do t’i bashkohen misionit të KFOR-it për disa muaj.

“Është parandalim i konfliktit dhe mbrojtje e situatës aktuale, imponim i paqes për ata që mendojnë ndryshe. Ju po shkoni në një mision për të ruajtur dhe promovuar paqen, pa forcë, por duke treguar potencialin e forcës, me besimin se kjo forcë nuk do të përdoret kurrë”, ka thënë ai para ushtarëve që do t’i bashkëngjiten KFOR-it.

E, gjeneralkolonel Tihomir Kundid ka thënë se Kroacia do të marrë pjesë në misione të tilla gjithmonë, teksa shtoi se Kroacia ka interes të marrë pjesë edhe në ruajtjen e paqes në Bosnjë e Hercegovinë.