Showtime

Miliarderi shqiptar blen rroba në dyqanet e dorës së dytë dhe udhëton me autobus!

11/08/2018 16:04
nga:L I

Miliarderi shqiptar, Fatmir Hysenbelliu më shumë u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë kohës sa ishte në lidhje dashurie me këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj, shkruan GazetaBlic.

Jeta e tij luksoze bëhet shpesh cak i mediave rozë, madje një televizion italian ka bërë dhe një dokumentar për jetën e të riut nga Tirana.

Por, së fundmi, Fatmir Hysebelliu është kapur nga “Thumb” duke blerë rroba tek dyqanet e dorës së dytë.

Madje, edhe pse miliarder, ai ka zgjedhur që të udhëtoj me autobus.

Ndryshe, Hysenbelliu është përfolur shumë për njohjet që ka me yjet e njohura botërore, ku së fundmi ai u shfaq nën shoqërinë e këngëtares Nicole Scherzinger, ku dhe publikoi një foto në Instagram, ku ishte me familjen e tij dhe me Nicole.

Gjithashtu ai kohë më parë u fotografua duke dalur nga një hotel në Amerikë, bashkë me yllin Pamela Anderson./GazetaBlic