Uncategorized

Mili Sallauka po i shijon sukseset e këngës së tij të re, “Zemër”

07/08/2020 17:23
nga:N S

Ka pesë ditë që ka sjellë projektin e tij të ri që mbanë titullin “Zemër”, por këngëtari prizrenas, Mili Sallauka tashmë po shijon sukseset e kësaj kënge me ritme verore.

Edhe pse kënga ishte realizuar në fillim të këtij viti (2020), shkaku i shpërthimit të pandemisë CoViD-19 këngëtari u detyrua të pres muajin korrik që ta realizojë me klip dhe ta lëshojë premierë.

Sallauka ka përzgjedhur Shpellën e Kusarit në Gjakovë dhe një pjesë tjetër të këtij qyteti, për të realizuar skenat e klipit të cilat janë video-prodhim i “Baresha Network”, ndërsa muzikën dhe orkestrimin e ka bërë, Joniad Banushi.

Këngëtari ia ka përshtatur veshjen ambientit dhe ritmit të këngës duke i dhënë klipit edhe më shumë karakter verorë me këmishat shumëngjyrëshe.

“Zemër” deri më tani ka marrë rreth 150-mijë shikime në YouTube dhe është lëshuar premierë 11-muaj pas publikimit të cover-it, “Na vjen dita edhe neve“.

Dashamirët e Sallaukës kanë pasur fjalë miradie për projektin e fundit të tij dhe një numër i madh i tyre e kanë shpërndarë këtë këngë./Objektiv/