BLIC.TV

Milazim Krasniqi: Hyrja në koalicion e PDK-së mund ta ngadalësojë rënien e LDK-së

12/04/2020 20:40
nga:M K

Opinionisti i mirënjohur politik në vendin tonë, Fitim Salihu, ishte pjesë e dokumentarit “Expose”, prodhim i GazetaBlic.

Temë kryesore e këtij episodi ishte “Rënia e lirë e LDK-së”, për të cilën Krasniqi thotë se mund të varet nga disa çështja, ku njëra nga to është edhe posti i presidentit, përcjell GazetaBlic.

Tutje, Krasniqi, shtoi se rënia edhe më e madhe e LDK-së mund të ndalet, nëse PDK bashkohet me ta në qeveri.

“Deri sa të jetë shtet Kosova, do të ketë hapësirë për LDK-në, pasi ish-kreu historik i saj, Ibrahim Rugova ka qenë arkitekt i pavarësisë, megjithëse idealizmi tashmë ka shënuar rënie, ku tani synimet e deputetëve të rinj janë të tjera.

Madje mund të them se është keq për Kosovën që LDK-ja të jetë e dobët. Në këtë drejtim, pra në atë të lirisë së plotë të vendit është partia më origjinale dhe kontributdhënëse, e cila gjithmonë ka punuar për integrim euro-atlantik. Por, duhet pranuar, lufta për pushtet mund t’ua humb rrugën e së ardhmes. LDK duhet t’i harrojë këto probleme dhe të mendojë për statustin e Kosovës, i cili fatkeqësisht edhe më tuje nuk është i mbyllur”, ka thënë mes tjerash Krasniqi.

/GazetaBlic/

07/27/2020 13:39

Me fjalë zemre, babai e uron Teuta Krasniqin për ditëlindje