Sporti

Milanit gati t’i largohet edhe një futbollist

08/09/2018 22:25
nga:M K

Milani ka qenë njëra nga skuadrat më aktive të kësaj merkatoje.

Në fillim nuk i dëgjohej zëri, ndërsa me të marrë lajmin pozitiv nga gjykata e arbitrazhit sportiv, Rossonerët kanë hyrë me të madhe në tregun e transferimeve, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo në vlugun e përforcimeve, kuq e zinjtë po mendojnë edhe për të pastruar ekipin nga fondi i madh i lojtarëve, në mënyrë që t’i largojë shanset për prishje të harmonisë për shkak të konkurrencës së madhe.

Me ardhjen e Higuainit, do të jetë e vështirë të gjejë vend në formacionin bazë sulmuesi portugez, Andre Silva, i cili po shikon mundësinë e largimit në mënyrë që të ketë një klub ku do t’i shfaqë aftësitë e tij.

Sevilla është në “pole-position” për të nënshkruar me të, derisa mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë diçka të re lidhur me këtë operacion transferimi.

/GazetaBlic/

10/10/2018 09:02

6 sulmuesit që po kalojnë formë të jashtëzakonshme për momentin