Sporti

Milani synon talentin e ri të Benficas

06/06/2020 23:32
nga:M K

Milani mbetet një nga skuadrat që pritet të pësojë ndryshime në merkaton e verës.

Përderisa javën e ardhshme, Rossonerët bashkë me Juventusin do të shënojnë rikthimin e futbollit italian në periudhën post-pandemike, drejtuesit po mendojnë për edicionin e ri, përcjell GazetaBlic.

Sipas “Calciomercato”, Milani e ka vëzhguar tash e një kohë të gjatë qendër-mbrojtësin e Benficas, Tomas Araujo.

Portugezi i lindur më 2002, momentalisht është kapiten i grupmoshës U19 të skuadrës së madhe portugeze dhe “Seleçaos” gjithashtu.

Kontrata e tij skadon në vitin 2021, andaj edhe “kuq e zinjtë” dëshirojnë të përfitojnë nga rasti. I interesuar është edhe Interi, por se fituesit e shtatëfishtë të Ligës së Kampionëve janë më përpara sa i përketë këtij operacioni transferimi.

Gjithsesi, hapja e afatit kalimtar pritet të jetë vendimtare.

/GazetaBlic/

06/05/2020 10:36

Ngjarje e paprecedentë – Tifozët e Benficës sulmojnë autobusin e skuadrës, dy lojtarë përfundojnë në spital