Sporti

Milani synon ta transferojë futbollistin e Interit

09/13/2019 23:48
nga:M K

Milan nuk e ka ndërmend të ndalet.

Sulmi i Milan pret akoma përforcime dhe trajneri Giampaolo ia ka bërë të qartë drejtuesve, për përforcimet që dëshiron të ketë në skuadër. Tek kuqezinjtë ka lindur një ide e re mbi sulmuesin Keita Balde.

Ky i fundit dëshironte të kthehej në Itali që gjatë kësaj vere por gjërat nuk shkuan ashtu siç priteshin. Me Interin, lojtari përjetoi një sezon të mirë dhe mund të veçojmë golin ndaj Empolit në ndeshjen që i siguroi zikaltërve pjesëmarrjen në Champions League.

Çmimi shumë i lartë I vendosur nga Monaco bëri të pamundur transferimin e tij përfundimisht në Milano, por sëfundmi ka pasur një ide të re për ta sjell atë tek kundërshtarët e Interit, Milani.

Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, sulmuesi pëlqehet nga tekniku Giampaolo dhe pritet që kuqezinjtë të bëjnë një sulm për të marrë shërbimet e Balde.

09/15/2019 07:39

Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë