Sporti

Milani s’paguan më shumë se 13 milionë euro për Aurier, Tottenhemi kërkon 20

08/15/2020 11:31
nga:M K

Ka edhe dy vite kontratë me Tottenhemin, por mund ta shohim të largohet nga aty.

Fjala është për Serge Aurier, mbrojtësin e Bregut të Fildishtë, që pritet të përshëndetet me ekipin nga kryeqyteti ishullor, për shkak se skuadra që udhëhiqet nga Mourinho dëshiron të përfitojë nga kjo shitje, për të arritur te futbollisti i Lille, Zeki Celik, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, siç raporton “Bleacher Report”, Milani nuk është i gatshëm të paguajë më tepër se 13 milionë euro, ani pse Tottenhemi kërkon 20 sosh.

27 vjeçari shihet si alternativë e mbrojtjes për Stefano Piolin, që po synon të sjellë freski në kampin “kuq e zi” para fillimit të edicionit.

/GazetaBlic/

09/02/2020 17:26

Milan – Tottenham, bllokohet çështja “Aurier”