Sporti

Milani, skuadra e parë e pakënaqur me orarin e ri

05/29/2020 08:55
nga:M K

Milani duket të jetë i pakënaqur me orarin e ri, të zgjedhur nga FIGC.

Edhe pse fillimisht çështja kryesore ishte rikthimi ose jo i kampionatit, tani kanë fillar të dalin pakënaqësitë lidhur me orarin e ngjeshur të kampionatit, përcjell GazetaBlic.

Në një komunikatë të publikuar në sajtin zyrtar, Rossonerët kanë thënë se kanë parapëlqyer rikthimin e Serisë A, por me orar fleksibil.

“Nga pikëpamja sportive, e shohim të ngarkuar orarin e ndeshjeve. Dy ndeshje në tre ditë në kohën kur do të luhet edhe kupa, është një ngarkesë e madhe për lojtarët. Sidomos kur dihet se futbollistët do të luajn pas 3 muaj pauze” thuhet në reagimin e Milanit.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar