Sporti

Milani sinonim i statujës “Madonnina”, qyteti i modës vishet zikaltër

09/21/2019 22:43
nga:M K

Thjeshtë. Mençur. Pastër. Bukur.

Interi ka fituar derbin “Della Madonnina” numër 224, me rezultat 2-0, për të vazhduar serinë fantastike në edicionin e ri, ku tani nën urdhërat e Contes, janë në pozitën e parë me bilanc të qindpërqdintë, shkruan GazetaBlic.

Brozovic e Lukaku ishin realizatorët e fitores së zikaltërve.

Milani u mundua, krijoi aksione, por me Kessien totalisht jashtë loje, e me një Rodriguez që shpeshherë bën gabime, nuk fitohet në derbi. Rossonerët, vazhdojnë të jenë sinonim të statujës “Madonnina” që gjendet në “Piazza Duomon”, sheshi qendror i qytetit të modës.

Gjithsesi, Giampaolo tentoi me zëvendësime, por që nuk arriti të bëjë asgjë.

Kësisoj, Milani vazhdon formën e dobët përballë Interit, ku fitorja e fundit “kuq e zi” në derbin e qytetit në kampionat, ishte para katër vitesh, gjegjësisht në sezonin 2915/2016.

Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga ky duel, si notat e lojtarëve, deklarata e trajnerëve dhe gjërat e tjera që e karakterizuan këtë supersfidë.

/GazetaBlic/

12/13/2019 23:38

Giroud afër Interit?