Euro2024

Milani shton interesimin për Romelu Lukaku

06/26/2024 08:25
nga:Mergim Rreci

Eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, pretendon se Milani është në bisedime me Chelsean për të marrë Romelu Lukakun, edhe pse Antonio Conte e dëshiron atë në Napoli.

Reprezentuesi belg luajti dy herë për rivalët e tyre të përhershëm, Interin , më pas e kaloi këtë sezon si huazim te Roma, por nuk është pjesë e planeve të ardhshme në Stamford Bridge.

Ai është i interesuar të kthehet në Serie A edhe një herë dhe supozohej se kjo do të ishte për Napolin, ku ai mund të ribashkohej me ish-trajnerin e tij të Interit, Conte, por që Milani duket të jetë shumë i interesuar për të.

/GazetaBlic Sport/