Sporti

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar

07/07/2020 23:45
nga:M K

Milani ka shënuar fitore të jashtëzakonshme përballë Juventusit, duke e mposhtur 4-2 dhe me një rikthim senzacional.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse e dyta ishte spektakël në vete, pasi u realizuan plotë gjashtë sosh, përcjell GazetaBlic.

Fillimisht Rabiot hapi serinë e golave në minutën e 47′, para se Cristiano Ronalo ta dyfishonte atë gjashtë minuta më vonë.

Kur u mendua se Milani veçse kapituloi dhe gjithçka kishte përfunduar, ndodhi e kundërta. Rossonerët fituan penallti në minutën e 62′, të cilën me sukses e konvertoi në gol Ibrahimovic. Kessi barazoi rezultatin katër minuta më pas, teksa në të 68′-tën, Leao shënoi për 3-2.

Në minutën e 80′, Ante Rebic u përkujdes për shifrat përfundimtare, Milani 4, Juventusi 2.

Me këtë triumf, “kuq e zinjtë” e Piolit shkojnë në kuotën e 49 pikëve, një më shumë se Napoli e Roma që tashmë ndajnë pozitat gjashtë dhe shtatë, por me këto të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Juve ndërkaq, nuk ka arsye për shqetësim, pasi edhe më tutje ka diferencë prej shtatë pikësh ndaj Lazios, që sonte u mposht në “Via Del Mare” nga Lecce.

/GazetaBlic/

08/08/2020 20:52

Zyrtare: Pirlo, trajner i Juventusit