Milani ka refuzuar një ofertë fillestare nga Manchester City për Tijjani Reijnders.
Eksperti i transferimeve Matteo Moretto raporton në X, se Milani ka refuzuar një ofertë të parë të Manchester Cityt për Reijnders.
Sipas raportimit të tij, skuadra e Premier League ofroi një shifër transferimi me vlerë afërsisht 60 milionë euro, e cila ende nuk është e mjaftueshme për kuqezinjtë.
Burime të tjera pretendojnë se Reijnders është në dispozicion për 75 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


