Sporti

Milani refuzon dy oferta për mbrojtësin italian, një nga Premier Liga

12/26/2019 08:37
nga:M K

Përveç faktit se një numër i madh i futbollistëve po refuzojnë kalimin në Milan, për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në Champions, tani Rossonerëve u duhet të përballen edhe me kërkesat e shumta për t’i liruar lojtarët.

Dy të tilla së fundi u kanë ardhur për mbrojtësin italian, Mattia Caldara, shkruan GazetaBlic.

Ky i fundit erdhi në San Siro si pjesë e shkëmbimit me Bonuccin, ndërkaq nuk është se ka edhe shumë minuta në dispozicion.

Mediat nga gadishulli Apenin raportojnë se drejtuesit “kuq e zi” kanë refuzuar ofertën e Atalantës, e cila pas kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, po synon të përforcohet.

Gjithashtu thuhet se edhe një klub nga Premier Liga ishte i interesuar për t’i siguruar shërbimet e Caldaras, por që nuk është specifikuar cili klub është.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në mini-afatin kalimtar të Janarit, nëse eventualisht do të ketë ndonjë risi sa i përket kësaj çështjeje apo jo.

/GazetaBlic/

07/07/2020 23:45

Milani shënon fitore me aromë evropiane, Juventusi s’ka arsye për t’u shqetësuar