Sporti

Milani publikon listën e futbollistëve për Europa League

09/15/2020 21:51
nga:M K

Milani edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Europa Ligës.

Rossonerët pritet të jenë konkurrentë të fortë, derisa me gjasë edhe do ta synojnë triumfin, ani pse do të kenë përballë emra të shquar, përcjell GazetaBlic.

18 herë kampioni italian ndërkaq, ka publikuar edhe listën e futbollistëve të ftuar për këtë kompeticion, ndërsa siç edhe mund të shihni, përforcimi i ri, Sandro Tonali, është aty.

Më poshtë lista e plotë:

Portierë: Tatarusanu, A. Donnarumma, G. Donnarumma

Mbrojtësit: Calabria, Romagnoli, Conti, Theo Hernandez, Musacchio, Kjaer, Duarte, Gabbia, Kalulu, Stanga, Laxalt, Oddi

Mesfushorët: Bennacer, Castillejo, Tonali, Calhanoglu, Brahim Diaz, Krunic, Paqueta, Saelemaekers, Kessie, Mionic, Olzer, Capone, Frigerio, Brambilla

Sulmuesit: Ibrahimovic, Rebic, Leao, Maldini, Colombo, Tonin.

/GazetaBlic/

09/24/2020 10:16

Formacionet e mundshme: Milan – Bodo/Glimt