Sporti

Milani po ndjek rrugën e Liverpoolit për t’u kthyer në majat e futbollit evropian!

07/09/2020 12:33
nga:Lorik J

Shefi i financave të Milanit zbulon – ne klubi Rossoner ka biseduar me Liverpoolin, sepse ata kanë qenë në të njëjtën rrugë.

Liverpooli duroi një rënie të formës gjatë gjysmës së parë të viteve 2010, por ka vazhduar të arrijë në dy finalet e fundit të Champions League, duke fituar vitin e fundit, dhe më në fund përfundoi pritjen e tyre për një titull të Premier League, përcjell GazetaBlic.

Milani ka hyrë në vitin e shtatë që nuk është kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe tani ata po synojnë të ndjekin rrugën e Liverpoolit, për t’u rikthyer.

“Ne kemi biseduar me Liverpoolin sepse ata kanë kaluar të njëjtën rrugë të cilën ne po kalojmë tani,” tha Stylsvig për Associated Press.

“Ne po punojmë shumë fort për t’u rikthyer atje ku duhet të jemi. Të luash në futbollin evropian është në krye të axhendës. Është habitati ynë natyror dhe duhet të jemi atje.”

“Katër, pesë vjet më parë, askush nuk e mendoi Liverpoolin këtu ku janë tash. Ata padyshim luajnë një futboll shumë të mirë. Ata janë duke fituar, ata kanë një trajner fantastik. Kanë kaluar kohë, por modeli i tyre duket se funksionon”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/