Sporti

Milani pas yllit të Arsenalit

10/11/2018 10:46
nga:M K

Milani nuk e ka ndërmend të ndalet.

Përkundër se ishte shumë aktiv në merkaton që e lamë pas, skuadra kuq e zi po mendon edhe për afatin kalimtar të Janarit si dhe atë të verës, shkruan GazetaBlic.

Rossonerët po monitorojnë nga afër situatën e fantazistit uellsian të ‘topçinjëve’, Aaron Ramsey.

Këtij të fundit i skadon kontrata verën e vitit të ardhshëm, derisa për të janë të interesuara një numër i madh i ekipeve.

Edhe Juventusi flitet se është i interesuar, por bianconerët nuk dëshirojnë që t’a paguajnë aq sa kërkon futbollisti.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket kësaj çështjeje, ndërsa 18 herë kampionët italian po mendojnë për lëvizjet e rradhës.

/GazetaBlic/

12/13/2018 20:58

Do mahniteni se sa shumë ngjan kjo grua me presidentin amerikan Donald Trump!