Sporti

Milani pas yllit 22 vjeçar argjentinas, e piketojnë si zëvendësues të Bonaventurës

08/04/2020 20:15
nga:M K

Milani nuk e ka ndërmend të ndalet në merkato.

Përderisa në njërën anë mediat italiane shkruajnë se menaxheri i Rashicës, Atlin Lala ka zbarkuar në qytetin e modës për të diskutuar lidhur me një nënshkrim të mundshëm me “Rossonerët”, përcjell GazetaBlic.

Së fundi, flitet se kampioni i shtatëfishtë evropian mund të nënshkruajë me futbollistin argjentinas të Racing, Matias Zaracho.

Zaracho është nën radarin e shumë klubeve evropiane, teksa paraqitjet e mira duket se do të ndikojnë që ai të vijë këndej oqeanit.

Drejtuesit e klubit italian e shohin atë si zëvendësues ideal të Bonaventurës, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme mund të ketë diçka më konkrete rreth negociatave të mundshme.

Lojtari aktualisht ka klauzolë prej 25 milionë eurosh, por që Milani momentalisht është i gatshëm të ofrojë deri në 15 milionë sosh.

/GazetaBlic/

07/28/2020 12:46

Ndryshojnë planet për Bonaventurën, qëndron në Milan!