Sporti

Milani pas mesfushorit të Arsenalit

04/08/2020 09:17
nga:M K

Asesi të këndellet, megjithëse në secilën merkato tenton të ndryshojë diçka në organikë.

Milani ishte larg zonës Champions para se të mbyllej kampionati dhe vështirë se do ta arrijë atë, nëse futbolli në Apenine u rikthehet fushave të blerta, përcjell GazetaBlic.

Kjo për shkak të problemeve të shumta në kryesi, ku thuajse çdo vit ka një udhëheqësi të re.

Gjithsesi, momentalisht vetëm Gazidis është duke punuar, teksa po synon që një transfer ta sjellë pikërisht nga ish-skuadra ku ka punuar si drejtor sportiv, Arsenali.

Mesfushori uruguaian, Torreira nuk ka arritur të sigurojë vend në formacionin bazë të topçinjve, pasi ka humbur duelin me Guendouzin, andaj një largim eventual mbase do ta rikthente në binarë karrierën e tij.

Për 24 vjeçarin ishte i interesuar edhe Napoli, por me Rossonerët që kanë hyrë fuqishëm në garë së fundi.

/GazetaBlic/

07/04/2020 20:21

Arsenali fiton dhe ëndërron Ligën e Kampionëve