Sporti

Milani ‘nervozohet’ me Todibon

01/07/2020 17:08
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për mbrojtësin francez të Barcelonës, Jean-Clair Todibo, i cili edhe më tutje nuk është i sigurt sa i përket të ardhmes, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, ai ishte në negociata me Milanin, por që deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete. Rossonerët kanë deklaruar se mund të presin edhe ca ditë, por duket se ka filluar t’iu humbet durimi.

Kjo pasi, Todibo është ftuar nga trajneri Valverde për ndeshjen e Superkupës spanjolle ndaj Atleticos. Kësisoj, drejtuesit e klubit “kuq e zi” janë të nervozuar paksa me zvarritjen e bisedimeve nga ana e futbollistit, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të mini-afatit kalimtar të Janarit.

/GazetaBlic/

03/27/2020 22:39

Milani konfirmon anulimin e stërvitjeve, autoritetet do të vendosin për rikthimin e tyre në fushat e blerta