Sporti

Milani me ndryshime të shumta për derbin me Juventusin

11/09/2019 21:11
nga:Gazeta Blic

Këtë të diel zhvillohet derbi italian, Milan-Juventus dhe pritet të ketë disa ndryshime në formacionin e Rossonerëve.

Për këtë ndeshje tek radhët e Milanit do jetë në dispozicion Suso, kurse atyre do t’u mungojnë, Kessie,Castillejo,Musacchio e Fabio Borini, përcjell GazetaBlic.

Stefano Pioli ka thënë për Franck Kessie se ai nuk do të mungojë për shkak të ndonjë lëndimi.

“Unë nuk e kam ftuar atë për ndeshjen tonë të ardhshme kundër Juventusit por sa i përket Kessie ai nuk ka pësuar lëndim”, shtoi Pioli.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të Milanit për ndeshjen me Juventusin:

 A Donnarumma, G Donnarumma, Reina, Calabria, Caldara, Conti, Duarte, Gabbia, Theo Hernandez, Rodriguez, Romagnoli, Bennacer, Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Krunic, Paquetá, Leao, Piatek, Rebic, Suso.

/GazetaBlic/

12/13/2019 17:43

Juventus dhe PSG gati për një shkëmbim të bujshëm