Sporti

Milani kërkon Odegaard-in, ja sa kushton ylli i Real Madridit

06/21/2019 22:17
nga:M K

Ditën e enjte, drejtori teknik i Milan, Paolo Maldini, I shoqëruar nga Zvonimir Boban dhe drejtori sportiv Frederic Massara, kanë vizituar Madridin, ku janë takuar me përgjegjësin e merkatos së Los Blancos, Jose Angel Sanchez.

Një takim institucional mes kuqezinjve të Milan dhe klubit madrilèn, që ka patur në qendër të vëmendjes disa futbollistë të Los Blancos, që mund të largohen në këtë merkato vere, për të cilët “Djajtë” kanë shfaqur gjithashtu interes shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Njëri prej tyre është pikërisht edhe talenti norvegjez, Martin Odegaard, i rikthyer te Real Madrid pas një sezoni të shkëlqyer të kaluar në huazim te Vitesse, në Eredivisie të Holandës.

Statistikat flasin në favor të norvegjezit 21-vjeçar, që ka shënuar 11 gola dhe dhënë 12 asiste në 39 ndeshje në total mes kampionatit, kupës dhe kualifikueseve në Europa League.

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, nëse mes palëve do të gjendej marrëveshja, Odegaard do t’i kushtonte Milanit 30 milionë euro.

07/22/2019 00:35

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte