Euro2024

Milani e zyrtarizon sot trajnerin e ri

06/13/2024 09:54
nga:Mergim Rreci

Milani do të zyrtarizojë sot Paulo Fonseca si trajner të ri, teksa Zlatan Ibrahimovic mban konferencën e tij të parë për shtyp.

Vendimi për emërimin e teknikut portugez ishte marrë javë më parë, pasi Stefano Pioli kishte ndërprerë kontratën me pëlqimin e dyanshëm, por konfirmimi u vonua deri më sot, transmeton GazetaBlic Sport.

Raportohet se Fonseca nënshkroi një kontratë trevjeçare deri në qershor 2027, në vend të një marrëveshje dyvjeçare me opsion zgjatjeje për një të tretën.

51-vjeçari do të fitojë 3 milionë euro në sezon në ‘San Siro’.

/GazetaBlic Sport/