Sporti

Milani dhe Roma në bisedime për shkëmbimin Suso – Cengiz Under

01/11/2020 11:33
nga:M K

Suso është një lojtar që tash e një kohë të gjatë po kërkohet nga Roma.

Spanjolli mund të largohet nga San Siro, pasi me rikthimn e Ibrahimovicit nuk e ka më vëmendjen e plotë, derisa në ndeshjet e fundit, loja e tij la shumë për t’u dëshiruar, shkruan GazetaBlic.

Në anën tjetër, 22 vjeçari turk po kërkohet me ngulm nga Tottenhemi dhe Evertoni. Roma deri më tani nuk ka qenë e gatshme që të heq dorë nga ai, mirëpo një opsion i tillë shkëmbimi, mbase do t’i bind drejtuesit gjallorosë që negociatat t’i finalizojnë me marrëveshje.

Roma është skuadër shumë më serioze se Milani këtë edicion, ndërsa do të synojë kualifikimin në Champions. Rossonerët ndërkaq, po vazhdojnë me avazin e vjetër. U mendua se me zbarkimin e Ibras gjërat do të ndryshojnë për të mirë, ashtu nuk ndodhi.

“Kuq e zinjtë” kanë paralajmëruar largime, kurse Suso mund të jetë njëri nga ta.

/GazetaBlic/

03/31/2020 18:44

Chelsea dhe Milan synojnë shkëmbimin, Kepa – Donnarumma