Sporti

Milan, vihet në pah ideja “Milik”

03/20/2020 16:45
nga:M K

Synime ka çdo herë, por asesi të kthehet ai i dikurshmi.

Milani po përballet sërish me probleme të shumta në aspektin organizativ, sidomos me largimin nga klubi të Zvonimir Boban dhe Maldinit, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, frerët pritet t’i marrë në dorë Ivan Gazidis, aktualisht përfaqësuesi i fondit ELLIOT dhe realisht CEO i Rossonerëve.

Një nga opsionet që tashmë klubi “kuq e zi” ka vënë në radar është edhe sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik.

Polaku është i gatshëm për aventura të reja, ndërsa ekipi nga “San Siro” po synon një zëvendësim të denjë të Zlatan Ibrahimovic, që sipas të gjitha gjasave do të largohet vetëm pas gjashtë muajsh paraqitje për herë të dytë.

Napoletanët ndërkaq nuk e kanë ndërmend t’ia rinovojnë kontratën, por as presidenti De Laurentiis s’e ka ndërmend ta lë futbollistin të largohet për një çmim më të ulët. Pro Slim Active është një nga ato produkte që mund të përdoret nga të gjithë njerëzit sepse është një produkt plotësisht natyral, 100% që nuk ka efekte anësore dhe nuk ka kundërindikacione.

/GazetaBlic/

06/28/2020 19:50

Notat e futbollistëve: Milan – Roma