Sporti

Milan / Vështirësohen punët në çështjen Donnarumma, portieri mund të largohet me zero euro

05/23/2020 21:35
nga:M K

Vetëm edhe dhjetë muaj kontratë i kanë mbetur portierit italian me skuadrën e Milanit.

Madje, nga muaji shkurt, ai do të jetë i lirë, që do të thotë se skuadrat e interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij, qysh në muajt e parë të vitit të ardhshëm mund të hidhen në sulm, përcjell GazetaBlic.

Paga e lartë e Donnarummas ndoshta mund ta shtyejë klubin “kuq e zi” që të heqë dorë nga gardiani.

Kjo për shkak se pas epokës së koronavirusit, shumë pak skuadra do të jenë në gjendje që të paguajnë mbi 50 milionë euro për transferime, e pastaj të paguajnë paga prej 6 milionë euro e mbi për një sezon.

Siç shkruan “Sky Sport”, në kampin Rossoner tashmë kanë filluar të qarkullojnë ide të ndryshme lidhur me atë sesi do të rrjedhin gjërat sa i përket të ardhmes së njeriut që tash e sa vite po kujdeset për hapësirën mes dy shtyllave të klubit të dytë më të trofeshëm në kontinentin e vjetër.

/GazetaBlic/

04/09/2020 10:11

Milani dhe Juventusi projektojnë shkëmbimin e bujshëm, Donnarumma – Bernardeschi