Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Milan – Venezia.
Pjesa e parë e takimit të xhiros së pestë të Serie A ka përfunduar pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Milan kishte dominimin e topit dhe rastet në pjesën e parë, por nuk gjeti golin.
Florenzi kishte dy goditje, ndërsa Rebic dhe Kalulu kishin nga një rast për “Rossonerët” në 45 minutat e parë.
Megjithatë, Milani nuk bëri asnjë goditje në portë nga gjithë këto mundësi.
/GazetaBlic Sport.


