Sporti

Milan – Vazhdon ëndrra “Modric”

08/07/2019 19:02
nga:M K

Ditëve të fundit në mediat italiane po qarkullon një ide e çmendur e drejtuesve të Milan.

Fillimisht duket ëndërr, por në fakt lehtë mund të bëhet realitet, pasi Modric nuk është parë në listën e futbollistëve të Real Madridit për ndeshjen ndaj Salzburg, shkruan GazetaBlic.

Sipas Marcas, kroati ka një lëndim të vogël, por mjaftueshëm sa për ta besuar që ka vend për dyshime, gjithmonë duke u bazuar në burimet e mediave italiane.

Tifozët Rossonerë kanë filluar të ëndërrojnë transferimin e 33 vjeçarit. Kujtojmë se Modric vitin e kaluar ishte vazhdimisht duke u kërkuar nga rivali i Milanit, Interi, por që nuk pati ndonjë gjë më konkrete sa i përket asaj çështjeje.

Gjithsesim, gjatë ditëve të ardhshme priten të reja për këtë operacion transferimi. Ajo që është e rëndësishme, e ardhmja e “Topit të Artë” për vitin 2018 mbetet mister, që mund të zbulohet shumë shpejtë.

/GazetaBlic/

12/11/2019 23:13

Modric: E merituam fitoren