Euro2024

Milan shumë afër transferimit të Emerson Royal, mbrojtësi i Tottenhamit do vetëm “Rossonerët”

07/03/2024 11:59
nga:Lorik J

La Gazzetta dello Sport raporton se mbrojtësi i Tottenham, Emerson Royal ka prioritet një lëvizje në Milan pavarësisht ofertave nga klube të tjera.

Milani është në bisedime të avancuara me Tottenhamin për mbrojtësin brazilian Emerson Royal, dhe burime të shumta në Itali pretendojnë se kuqezinjtë shpresojnë të finalizojnë një marrëveshje për 15-18 milionë euro.

Emerson Royal praktikisht ka rënë dakord për kushtet personale me Milanin dhe sipas Gazzetta-s, një lëvizje në San Siro është një ‘prioritet’ për brazilianin pavarësisht ofertave nga klubet e tjera.

/GazetaBlic Sport/