Sporti

Milan nis kontatet me Tottenhamin – italianët kërkojnë transferimin e Aurier

08/02/2020 08:25
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Tottenhamit, Serge Aurier ka rënë në radarin e gjigantit italian, AC Milan, sipas Sky Sports Italia.

Nëse italianët shesin Davide Calabria ose Andrea Conti, ata e shohin Aurierin si një zëvendësim ideal për pozitën e mbrojtësit të djathtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas eksperit të merkatos, Fabrizio Ramono, Milan ka nisur kontaktet me Aurier dhe lojtari i Tottenhamit shihet si një nga objektivët kryesor të merkatos së verës për ‘Rossonerët’.

“Milan ka nisur kontatet me Tottenhamin për transferimin e Serge Aurier. Ai është objektivi i parë për pozitën e mbrojtësit të djathtë”, shkruan Romano.

Monaco ka shprehur gjithashtu interesim për mbrojtësin.

/GazetaBlic/