Sporti

Milan ndalet nga Betis, Arsenali barazon ndaj Sportingut në shtëpi

11/08/2018 22:57
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit ka barazuar ndaj Betisit në Europa League.

Milan dhe Betis luajtën baraz me rezultatin 1-1, në xhiron e katërt të fazës së grupeve të Europa League, shkruan GazetaBlic.

Betis shkoi në pushim me epërsinë 1-0, falë golit të Lo Celso, por në pjesën e dytë Suso barazoi shifrat në 1-1, rezultat ky që ishte edhe final.

Milan tani ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë – kurse Betis në vendin e parë me nëntë pikë.

Në anën tjetër në Angli, Arsenali barazoi në shtëpi ndaj Sportingut.

Arsenal dhe Sporting luajtën baraz me rezultatin 0-0. ‘Topçinjtë’ ishin skuadër më e mirë gjatë 90 minutave, por nuk ishin efikas para portës kundërshtare.

Arsenal pas këtij dueli ndodhet në vendin e parë me 10 pikë – kurse Sporting në vendin e dytë me 7 pikë.

/GazetaBlic/