Sporti

Milan kërkon me ngulm Lovrenin

06/12/2019 09:07
nga:Lorik J

Milan thuhet se po punon për një marrëveshje të mundshme me mbrojtësin e Liverpool dhe Kroacisë, Dejan Lovren.

Sipas ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio, Milan po ‘përpiqet’ të transferojë Lovren dhe në ditët në vijim do të kërkojë të zbulojë çmimin e tij, përcjell GazetaBlic.

29-vjeçari ka luajtur 170 herë për Liverpool qëkur ka kaluar nga Southampton në verën e vitit 2014, dhe ka fituar Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Megjithatë, lëndimet dhe forma e Virgil van Dijk e kufizuan atë në vetëm 18 paraqitje në edicionin 2018-19.

/GazetaBlic/