Sporti

Milan – Juventus, ndeshja mbyllet pa fitues!

02/13/2020 22:52
nga:Lorik J

Ka përfunduar pa fitues takimi i parë gjysmëfinal mes Milan dhe Juventus, në kuadër të Kupës së Italisë.

Takimi përfundoi baras 1:1.

Rossonerët ishin padyshim më të rrezikshëm derisa gjetën golin me Ante Rebic (61’), i cili pas dy rasteve të huqura arriti të mposhte Buffon.

Në vazhdim, skuadra e Pioli pësoi goditje të rëndë pasi Theo Hernandez (72’) u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

As kjo nuk u shfrytëzua nga Zonja e Vjetër, që assesi nuk po gjente mënyrë për të rrezikuar portën e Donnarumma.

Ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo (90+1’) që barazoi rezultatin falë një 11-metërshi të cilin e fitoi vet.

Finalisti do të vendoset në ‘Juventus Stadium’ më 4 mars.