Sporti

Milan – Inter, formacionet e mundshme të derbit të madh italian

11/07/2021 09:10
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit sonte takohet me Interin në kryendeshjen e xhiros së 12’të të Serie A.

‘Rossonerët’ luajnë ndaj “Nerazzurëve” me fillim nga ora 20:45 në ‘San Siro’, shkruan GazetaBlic Sport.

Milan ndodhet në vendin e dytë me 31 pikë, shtatë më shumë se Interi që ndodhet në vendin e tretë në tabelë.

Pioli nuk mund të llogarisë në shërbimet e portierit, Maignan dhe mbrojtësit, Theo Hernandez i cili u ndëshkua me të kuq në ndeshjen ndaj Romës, teksa tek Interi janë të kompletuar sa i përket 11’shes startuese.

Mediumet italiane kanë publikuar formacionet e mundshme të ballafaqimit.

Ja përbërjet e mundshme:

MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Touré; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Ibrahimovic.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Batons; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

/GazetaBlic Sport